Durrësi tërheq turistë edhe në tetor, të huajt: Qytet dinamik dhe plot jetë

Durrësi vijon të tërheqë vizitorë të huaj edhe gjatë muajit tetor, duke dëshmuar se sezoni turistik në qytetin bregdetar nuk mbyllet me fundin e verës.

Në këtë periudhë, me më pak fluks dhe më shumë qetësi, turistët kanë mundësi të eksplorojnë jo vetëm bregdetin, por edhe historinë, kulturën dhe monumentet e qytetit.

Shumë prej vizitorëve vlerësojnë Amfiteatrin, Torrën Veneciane dhe trashëgiminë historike të Durrësit, ndërsa e përshkruajnë qytetin si dinamik dhe interesant për t’u vizituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë pasi e kanë njohur përmes mediave ose rekomandimeve turistike, ndërsa të tjerë e konsiderojnë Durrësin një alternativë të përshtatshme për pushime të shkurtra dhe me kosto më të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moti i butë i tetorit vijon të favorizojë edhe aktivitetet pranë detit. Në ditët me diell, disa turistë zgjedhin ende të notojnë në Adriatik, duke u surprizuar nga temperaturat e ujit.

Çmimet më të përballueshme të hoteleve dhe fluturimeve, mungesa e turmave dhe afërsia me vende të tjera europiane janë ndër arsyet kryesore që i shtyjnë të huajt të zgjedhin Durrësin gjatë vjeshtës.

Kështu, qyteti bregdetar po forcon gjithnjë e më shumë profilin e tij si destinacion turistik përtej sezonit tradicional veror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?