Durrës/Vajza dehet dhe bie pa ndjenja, djali e masakron me grushta (VIDEO)
Skena me të vërtetë të llahtarshme e të tmerrshme vijnë nga qyteti i Durrësit e më saktësisht nga zona e plazhit. Një vajzë ka rënë pa ndjenja në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve që ishin të pranishëm në plazh, ndërsa djali i cili e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë si të ishte kafshë, duke e sharë e duke e qëlluar me shqelma.
Pamjet janë të rënda dhe tronditëse. Siç raporton një nga të pranishmet në vendngjarje, vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj ai nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.
Qytetarët kanë reaguar andërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.