Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:59 PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e një resorti në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Ja plani që Gjermania po provon për të dalë nga izolimi

Aktualitet E mërkurë, 6 Maj 2020 08:51
DW: Ja plani që Gjermania po provon për të dalë nga izolimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumë lande federale po krijojnë fakte para diskutimit të radhës në Berlin mbi zbutjen e kufizimeve të vendosura shkaku i coronavirusit. Në lindje hapen hotelet, në Bavari kopshtet e birrës dhe Baden-Württemberg-u lejon sportet në natyrë.

Qeveria Federale me sa duket dëshiron ta bëjë të varur lehtësimin e mëtejshëm të masave nga zhvillimi i shifrave të infeksionit.

Një takim përkatës i kryeministrave të landeve me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar se si të procedohet është planifikuar për të mërkurën.

Sidoqoftë, disa lande federale tashmë po nxitojnë me masa konkrete të veçuara, për t’u rikthyer në normalitet.

Në Bavari, qeveria e landit ka vendosur të hapë përsëri kopshtet e birrës nga data 18 maj, me kushte të caktuara.

Kryeministri Markus Söder (CSU) tha pas një mbledhjeje të kabinetit se kufizimi i mëparshëm i daljes nuk do të zbatohet më nga e mërkura.

Sipas qeverisë së shtetit, hotelet, apartamentet për pushime dhe sheshet e kampeve mund të përdoren përsëri nga data 30 maj.

Edhe institucionet e kohës së lirë si kështjellat dhe parqet argëtuese mund të hapin portat e tyre.

Koncepti bavarez gjithashtu siguron relaksim për shkollat, azilet dhe shitësit me pakicë.

Bavaria është landi me numrin më të madh të infektimeve me virusin dhe me më shumë vdekje.

Söder theksoi se kufizimet e javëve të kaluara kanë qenë një sukses i madh. “Corona është nën kontroll”. Kjo bën të mundur guximin për të ndërmarrë hapa të kujdesshëm drejt hapjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vendime të ndryshme

Bremen vendosi të hapë sërish sheshet e lojërave dhe muzetë. Edhe kryetari i Bashkisë së Hamburgut Peter Tschentscher (SPD) tha që Hamburgu është i gatshëm nga e mërkura të ndërmarrë “hapa më të mëdhenj” sesa kohët e fundit në sektorët e shkollave, kopshteve ditore, sporteve dhe gastronomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai mendon se hapja e hoteleve në maj është “e përfytyrueshme”.

Sipas kryeministrit Winfried Kretschmann (Të Gjelbrit), restorantet në Baden-Württemberg gjithashtu mund të shpresojnë për një rihapje së shpejti.

Nga java tjetër, sportet në natyrë pa kontakt si tenisi dhe golfi do të lejohen përsëri.

Në Saksoni-Anhalt, turizmi duhet të rifillojë gradualisht nga 15 maji.

Nga 22 maji, restorantet gjithashtu mund të hapen përsëri. Mecklenburg-Pomerania Perëndimore kishte vendosur që të hënën në mbrëmje që restorantet dhe baret mund të rihapen nga e shtuna.

Mund t'ju interesojë

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 25 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 41 minutash
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 1 ore

Nga data 18 maj, hotelet, pensionet dhe apartamentet e pushimeve duhet të jenë në gjendje të akomodojnë përsëri mysafirët vendas.

Saksonia e Ulët kishte njoftuar më parë se do të rihapte restorantet që nga e hëna. Edhe apartamentet e pushimeve mund të përdoren përsëri.

“Mbajtja e distancës është jeta e re e përditshme”

Instituti Robert Koch (RKI) e vlerëson pozitivisht zhvillimin e numrit të infektimeve me Corona në Gjermani. “Numri i infektimeve të raportuara vazhdon të ulet. Ky është një lajm shumë i mirë”, tha Presidenti i RKI, Lothar Wieler në një konferencë shtypi në Berlin.

Në javët e kaluara, u raportuan në RKI çdo ditë midis 700 dhe 1600 raste. Të hënën ishin 685.

Shkalla e riprodhimit vlerësohet aktualisht në 0,71 – kjo do të thotë se mesatarisht jo çdo pacient e kalon virusin te një person tjetër dhe se patogjeni përhapet më ngadalë.

Shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm është që të respektohen edhe më tej rregullat e distancës.

“Mbajtja e distancës është rutina e re e përditshme”, tha Wieler. “Kjo me siguri do të na shoqërojë edhe për disa muaj të tjerë”. /DW

Etiketat e lidhura

gjermaniizolimiplani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 6 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 25 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 41 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 52 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.