Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Shqipëria në izolim. Rrugë të boshatisura, lokale e restorante të mbyllura

DW: Shqipëria në izolim. Rrugë të boshatisura, lokale e restorante të mbyllura

Aktualitet
E enjte, 12 Nëntor 2020 09:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria u detyrua të hyjë në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve. Për përballimin e pandemisë po forcohet edhe bashkëpunimi rajonal mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Rrugë të boshatisura nga automjetet dhe këmbësorët, restorante, lokale, pube dhe bare të mbyllura. Shqipëria hyri në mbrëmjen e të mërkurës, (11.11) në izolim të pjesshëm nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. Jo vetëm kaq: punonjësit e administratës publike sot (12.11) janë të detyruar të punojnë online në banesa dhe jo në zyra. Masat e sapohyra në fuqi do të vazhdojnë për tre javë dhe do të rishikohen sipas ecurisë së pandemisë Covid-19.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komiteti i Ekspertëve për këtë pandemi i sugjeroi këto masa qeverisë Rama në fillim të kësaj jave, nisur nga grafiku ditor në rritje i rasteve të reja të infektuara dhe ato të viktimave: këto raste vijojnë të mbeten mbi 500. Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave ato arritën në 1595 të infektuar dhe numri i viktimave në 31, afërsisht aq viktima sa pati në total Shqipëria në tre muajt e karantinës, nga marsi në maj të këtij vitii. Pandemia COVID-19 ka prekur gjithsej 23.801 persona që nga fillimi i saj dhe ka shkaktuar 590 viktima, shifra këto të konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Policia e Shtetit do të monitorojë zbatimin e masave kufizuese në të gjithë vendin përmes patrullave dhe do të ndëshkojë kundravajtësit: gjobë 80 Euro për qytetarët që konstatohen që kanë dalë me automjetet e tyre në orët e ndalimqarkullimit, bllokim automjeti dhe dënim me burg deri në 6 muaj në rast se kundravajtja përsëritet. Bizneset që thyejnë ndalim-qarkullimin do të ndëshkohen me masa që shkojnë nga mbyllja e aktivitetit deri në burgim.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 9 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Virusi Corona, bashkëpunimi rajonal i avancuar dhe Procesi i Berlinit

Pritshmëritë janë që masa të tilla të ndikojnë në mospërhapjen e infektimit me virusin vdekjeprurës. Në këtë përpjekje po gjen udhën e vet edhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes 3 vendeve fqinje të rajonit.

Drejtuesit politikë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan në fillim të javës, (9.11) një Memorandum Bashkëpunimi për të mposhtur COVID-19. “Duke filluar që tani, do punojmë për koordinimin e sigurisë së vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi tek njëri tjetri dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona”, tha kryministri Zaev. Ai citohet të ketë thënë që “hapja e korridoreve të gjelbërta” për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, bëhet për të që zbutur pasojat e pandemisë”

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit rajonal qytetarët e tre vendeve mund të udhëtojnë në sejcilin prej tyre pa testin e covidit-19. “Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t’i marrë përsipër harxhimet e mjekimit”, tha kryeministri Zaev në takimin online. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit Rama, bëri me dije se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, presidenti Vučić dhe kryeministrja re Serbisë, Brnabiç e shohin memorandumin në përputhje me Procesin e Berlinit pasi ai “përfaqëson një nismë për bashkëpunim rajonal të avancuar”.

Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

Përveꞔ Memorandumit për Bashkëpunim anti COVID-19, Shqipëria dhe Serbia nënshkruan të mërkurën, (11.11) një marrëveshje sipas së cilës shtetasit e dy vendeve mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim. Më herët Shqipëria ka nënshkruar marrveshje të tilla me shtetet e tjera të BP. “Besoj fuqishëm që kjo nismë do të na ndihmojë të gjithëve për të njohur kur vihen në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona, sfidat sociale dhe do të lehtësojë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën”, citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar Rama.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e përshëndeti edhe presidenti serb Vučić i cili tha se “ajo ka për qëllim të ketë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve. “Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje”, citohet të ketë thënë Vuçiç./DW

Etiketat e lidhura

COVIDDWizolimshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.