Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:00 Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA Në daljen sot para medias kryeministri Rama shoqeruar nga ministri brendshëm, Ervin Demok tha ndër të tjera se “Dje u informova për një listë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Trump dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

Aktualitet E premte, 23 Maj 2025 09:14
DW: Trump dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çfarë mund të mësojë BE-ja nga marrëveshja mes Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropianka vendosur të “intensifikojë” negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Para 3 minutash
Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Para 8 minutash
Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e ...

Para 12 minutash

Komisioneri i BE-së, Maros Shefçoviç, bëri të ditur të enjten e kaluar në margjinat e një takimi të ministrave të Tregtisë së BE-së në Bruksel se “së shpejti” do të takohet me homologun i tij amerikan, Howard Latnick.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri në fillim të korrikut, tarifat prej 20 për qind – të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i pezulloi përkohësisht për 90 ditë – do të hyjnë në fuqi. Me sa duket, edhe BE-ja do të hakmerret me kundërmasa ndaj importeve nga SHBA-ja.

Uashingtoni dhe Pekiniulën përkohësisht tarifat e njëri-tjetrit nga mesi i majit – SHBA-të uli tarifat për importet kineze nga 145 në 30 për qind, ndërsa Kina uli tarifat e saj ndëshkuese nga 125 në 10 për qind. Këto masa hynë në fuqi më 14 maj 2025 dhe janë të vlefshme për 90 ditë. Gjatë kësaj periudhe palët do të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë.

Disa ditë më parë, Trump njoftoi draftin e parë të një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një ulje të tarifave për eksportet britanike të makinave në SHBA dhe akses më të lehtë për eksportuesit amerikanë – përfshirë fermerët dhe prodhuesit e etanolit – në tregun britanik.

Trump nën presion

Edhe pse Trump vazhdon të mbajë një qëndrim të ngurtë ndaj Brukselit dhe kohët e fundit deklaroi se “Evropa është më e keqe se Kina në shumë aspekte”, Andrew Cunningham, kryeekonomist për Evropën në qendrën kërkimore Capital Economics, beson se presionet ekonomike do ta pengojnë atë të reagojë tepër në një konflikt me BE-në.

“Këto dy marrëveshje të reja i inkurajojnë negociatorët evropianë që t’i përmbahen strategjisë ekzistuese: shmangia e përshkallëzimit, kërcënimi me kundërmasa dhe gatishmëria për t’u angazhuar në dialog”, tha Kenningham për DW.

Megjithatë, Capital Economics paralajmëroi së fundmi se një marrëveshje BE-SHBA do të ishte e vështirë të arrihej, duke përmendur suficitin e madh tregtar të Evropës dhe sfidën e arritjes së konsensusit midis të 27 anëtarëve të BE-së.

BE-ja ka kërcënuar tashmë me kundërtarifa për mallrat amerikane me vlerë 95 miliardë euro (rreth 107 miliardë dollarë) në përgjigje të tarifave të Trump mbi aluminin, çelikun dhe makinat evropiane. Por i shtyu masat për të vazhduar negociatat. Brukseli po shqyrton gjithashtu kufizimet mbi eksportet e çelikut dhe kimikateve në SHBA.

Kërkesa të paqarta të SHBA-së

Claudia Schmucker nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) beson se marrëveshjet me Kinën dhe Britaninë e Madhe nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën: “Trump ende pret që BE t’i ofrojë diçka që ai e konsideron mjaftueshëm të vlefshme”, tha Schmucker për DW.

BE-ja deri më tani ka ofruar rritjen e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, teknologjisë së përparuar të inteligjencës artificiale (IA) dhe sojës, së bashku me një propozim për të eliminuar reciprokisht tarifat për mallrat industriale. Megjithatë, Brukseli refuzon të bëjë lëshime për çështje të tjera të diskutueshme, të tilla si taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe standardet rregullatore që Trump i sheh si të padrejta.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pati një deficit tregtar me BE-në në vlerë prej 235.6 miliardë dollarësh (210 miliardë euro), që është një rritje prej gati 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 tregojnë se BE-ja arriti njsë suficit tregtar prej 157 miliardë eurosh në tregtinë me SHBA-në.

Pak shpresë për një marrëveshje të shpejtë

Ministri suedez i Tregtisë, Benjamin Dousa, tha se nuk beson në një marrëveshje të afërt me SHBA-në. Nëse Trump e mban tarifën bazë prej 10 për qind që vendosi së fundmi për importet nga Britania, BE-ja mund të hakmerret me kundërmasa, paralajmëroi ai.

Miguel Otero, një ekspert i ekonomisë politike ndërkombëtare në Institutin Mbretëror Elcano të Spanjës, vlerëson se SHBA-ja mund të humbasë shumë për shkak të hapave të gabuar të Trumpit: “BE-ja ka një deficit në shërbime, veçanërisht në financa, teknologji digjitale dhe platforma argëtimi. SHBA-ja nuk mund të përballojë humbjen e tregut evropian. Nëse BE-ja vepron si një e tërë, ajo ka një ndikim të barabartë me Kinën.”

Pavarësisht suficitit të mallrave të Bashkimit Evropian, tregu evropian përbën 25 për qind të të gjitha eksporteve të shërbimeve të SHBA-së vitin e kaluar, me një vlerë prej 275 miliardë dollarësh. Duke përfshirë Zvicrën dhe Britaninë, kjo përqindje rritet në 42 për qind.

Komisioni Evropian po përgatitet të nisë procedurat para Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave “reciproke” të Trump mbi makinat dhe pjesët e këmbimit. Afati i fundit për marrëveshjen skadon më 8 korrik – atëherë përfundon pushimi 90-ditor në zbatimin e tarifave të shpallura.

Capital Economics parashikon që Trump do ta zgjasë pauzën, por se ai mund t’i çojë negociatat në prag të kolapsit në mënyrë që të vazhdojë presionin mbi partnerët negociues. Capital Economics paralajmëroi për një “pikë të nxehtë” të re në muajt në vijim. Kjo mund të shkaktojë tronditje të papritura në tregjet financiare.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katerina Reiche, kohët e fundit ka qenë më optimiste dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara si partner tregtar për Bashkimin Evropian. “Një zgjidhje është e nevojshme, sepse në rast përshkallëzimi nuk ka fitues”, tha ajo./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 3 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 8 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 12 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 52 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.