Dy aksidente, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Dy aksidente të ndodhura thuajse në të njëjtën kohë në autostradën Tiranë-Durrës, kanë shkaktuar kaos në qarkullim, duke bllokuar trafikun në aksin më të populluar në këtë periudhë pushimesh.

Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ku janë përfshirë dy mjete të vogla dhe një autobus. Fatmirësisht, përveç bllokimit të rrugës, nga aksidenti nuk raportohet asnjë person i lënduar.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në Shën Vlash, ku një 56-vjeçar, që po udhëtonte me një motoçikletë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ai është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?