Dy aksidente në Shkodër, njëra nga makinat e përplasura, nga Kosova
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 06:39
Dy aksidente rrugore janë shënuar brenda disa orësh në Shkodër. Aksidenti i parë është shënuar në Beltojë.
Një makinë tip Volsvagen me targa Kosove është përplasur me një benz ngjyrë të zezë. Dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur.
Ndërkohë në hyrje të Shkodrës një autoveturë përplasi një kalimtar. I moshuari në gjëndje të rëndë shëndetësore është dërguar në spital.









