Dy aksidente njëra pas tjetrës në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur
Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë e aksidenteve është shënuar një viktimë dhe një i plagosur.
Aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, lagja “Bahçallëk, ku drejtuesi i mjetit Ç.H përplasi për vdekje 60-vjeçarin Petrit Barbullushi, i cili nderoi jetë brenda pak minutash.
Ndërsa aksidenti i dytë u shënua brenda qytetit të Shkodrës, ku i plagosur mbeti një 97-vjeçar i cili udhëtonte me motor.
KOHA JONË SONDAZH

