Dy alpinistë shpëtohen me helikopter në Valbonë, policia jep detajet (VIDEO)
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e shpëtimit të katër alpinistëve shqiptarë të cilët ishin bllokuar në Valbonë prej orësh.
Sipas njoftimit zyrtar, dy prej alpinistëve po dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë pasi janë dëmtuar ndërsa dy alpinist1%t e tjerë të cilët po u vinin nëndihmë bashkëatdhetarëve të tyre, janë mirë dhe nuk kanë asnjë lloj dëmtimi.
Njoftimi i Plotë:
Tropojë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për alpinistët, të cilët, duke eksploruar zonën e Valbonës, mbeten të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur të zonës, ju bëjmë me dije se:
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes nga ana e shërbimeve me helikopter, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja e 4 shtetasve.
Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

KOHA JONË SONDAZH

