Dy djem dhe një vajzë në pranga për grabitje me armë në Kurbin

Tre të rinj, mes tyre një femër janë arrestuar nga policia e Kurbinit të akuzuar si për një sërë grabitjesh nën kërcënimin e armëve. Ata u ndaluan mëngjesin e së martës rreth orës 2:30 kur policia e Kurbinit mori njoftim se në vendin e quajtur “Fushë Milot” është vjedhur nën kërcënimin e armës, banesa e një gruaje me inicialet F. N.

Autorët kishin hyrë në banesë nga një dritare pasi e kanë thyer atë me mjete rrethanore. Gruaja është gjendur përballë me autorët, ndërsa njëri prej të cilëve mbante në dorë një armë automatike. Nga verifikimet rezulton se autorët, kanë vjedhur një televizor plazma 32 polsh si dhe dy “smartphone”.

Pas analizës së informacionit për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Klodian dhe Serxhio Kola, banues në Lagja nr. 4 të qytetit të Laçit, ku u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provave materiale, sendet e vjedhura në banesën e shtetases F. N. televizori plazmë 32 polsh, dy “smartphone”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e kalibrit 9 mm që autorët kanë përdorur në kryerjen e veprës penale si dhe një krehër me 10 copë fishekë të kalibrit 9mm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në banesën e këtyre shtetasve është kapur gjithashtu edhe shtetasja Brunilda Brozi (Daçi) e shpallur në kërkim më datë 16.05.2016, për vjedhjen e banesës së bashkëshortit të saj B. B. Kjo shtetase akuzohet për vjedhjen e disa bizhuterive si dhe të një shumë të konsiderueshme parash ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe dyshohet se është strehuar në banesën e shtetasit Serxhio Kola.

Kjo shtetase dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vjedhjen e banesës së shtetases F.N., pasi rezulton të jetë e mbesa e shtetases së dëmtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?