Dy fëmijët i humbën jetën dje në aksident, Gjykata nxjerr nga burgu babain

Gjykata ka liruar nga burgu babain e dy fëmijëve që humbën jetën dje në aksident automobilistik, të cilët udhëtonin me makinë me mamanë e tyre.

Sot Gjykata i ndryshoi masën të dënuarit Sokol Negollari, i cili ishte arrestuar për ndërtim të paligjshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

Dje, në aksin Golem–Kavajë, një automjet tip “Benz” u përplas me trafikndarësen, ku udhëtonin mamaja 24-vjeçare me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve fatkeqësisht humbën jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç u njoftua edhe gjatë ditës së djeshme, mamaja me tre fëmijët po shkonin në burgun e Rrogozhinës për të takuar babain.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, Gjykata vendosi ta lërë të lirë babain e tyre pas tragjedisë së djeshme, i cili sot u lejua edhe që të merrte pjesë në varrimin e dy fëmijëve të tij.

Aksident tragjik në rrugën Golem-Kavajë, humbin jetën dy fëmijë (FOTO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?