“Dy fjalë për ne të dy”. Dedikim i veçantë i Nora Malaj për bashkëshortin, në përvjetorin e martesës

Profesorja e njohur dhe ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, ka festuar sot një përvjetor të veçantë. Në një shënim në facebook ajo kujton 31-vjetorin e martesës. Në një dedikim mjaft special për dashurinë e kurorzuar 31 vite më parë, Malaj sjellë detaje pikate nga ceremonia e martës dhe nga familja e saj.

Në vijim postimi i  Nora Malaj në Facebook:

Dy fjalë për ne të dy!
Sot në përvjetorin e 31 të marteses sonë, ishte po aq dite e bukur dhe me diell, siç ishte atë ditë kur u martuam! Kanë kaluar plot 31 vjet! Edhe fotoja e asaj dite ishte bardhë e zi.
Më kujtohet që kam qenë ndër nuset e para që vesha përtej fustanit të bardhë dhe kapeles , ndryshe nga të tjerët edhe një fustan jeshil , që për kohën
atëhere ishte një risi. Më kujtohet që në atë kohë për të bere floket me onde duhej t’i beje permanent , me ca hekura të tmerrshem mbi kokë dhe nja 10 ore te mira , duke i futur ne ca tasa për t’u thare. E me pas ,duhet te mbaje tere naten mbi kokë bikutina hekuri dhe floket te bera me birre qe te qendronin , se atehere nuk kishte llak per floket. Nje torturë e vërtetë pēr t’u bere e bukur???! Po kjo ishte koha dhe ne donim të gëzonim e të jepnim mē të mirën tonë. Ishte një ditë të bukur dasma jonë! Me shume njerez , që sot nuk janë më, me plot gëzim e me shumë dashuri .. Kështu e filluam jetën ne të dy dhe ja sot jemi gjyshër , me nje super mbesë që na e lumturuar shpirtin dhe na fal gëzime e dashuri. Tani jemi ne atë fazë të jetës që po provojmë mjaltin e mjaltit! ??
E teksa vitet ikin një nga një, ndjej se ajo që është shtuar më shumë ,është dashuria e mirënjohja që kemi për njëri- tjetrin… Ajo është rritur dhe është bërë thesari më i madh që ne të dy kemi. Mirënjohja , dashuria , përkushtimi më bëjnë sot më nostalgjike. E teksa ndjej që 31 vite kanë kaluar, duket sikur kanë qenë vec një cast! Faleminderit gjysma ime me e mirë! Pa frikë për ty do të thoja që ti je ai burrë që do ta ëndërronte ta kishte çdo grua. Faleminderit që më ke ndihmuar, mbështetur e ke qenë krahë meje , në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaj. Zoti të bekoftë gjysma ime më e mirë . Faleminderit që ekziston!

SHKARKO APP