Dy gjyqtarë me Covid-19, mbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës
Covid-19 po tregon se është kudo. Mësohet se dy gjyqtarë janë prekur nga koronavirusi dhe për dy javë do të mbyllet Gjykata e Apelit në Durrës dhe ajo e Kavajës. Nuk është e qartë se nga e kanë marrë virusin dy gjyqtarët por mësohet se të dy gëzojnë shëndet të plotë, veç simptomës së rritjes së temperaturës.
Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor dhe pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, ti nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve. Në gjendje pezullimi do qëndrojë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, pasi gjyqtarët e këtij institucioni ushtrojnë funksionin e tyre, në të njëjtën godinë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës.
Prezenca e dy gjykatave në një institucion të vetëm u krye për shkak të dëmtimeve të shumta që gjykata e Apelit Durrës pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pritet që në gjendje të pezulluar të qëndrojë dhe prokuroria e Kavajës, ku përjashtim do bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për shqyrtimin e masave të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

