Dy godina në Qyteti Studenti në rikonstruksion, bashkia Tiranës ofron zgjidhje për 150 studentë

Rikonstruksioni i dy godinave të tjera në “Qyteti Studenti”, rrezikon të lërë pa strehë 150 studentë. Një përfaqësi e tyre ka protestuar mëngjesin e së mërkurës duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës.

Të rinjtë thonë se afati I fundit për largimin nga godinat 14 dhe 4, është 30 nëntori, por ende nuk u është ofruar një mundësi tjetër strehimi.

Në mbështetje te studenteve ka dalë dhe shoqëria civile. Drejtues të Qëndresës Qytetare akuzojnë drejtuesit e “Qytetit Studenti” për heshtje dhe neglizhencë ndaj strehimit të 150 studentëve.

Bashkia e Tiranës, deklaron se 150 studentët do të sistemohen në godina të tjera të Qytetit Studenti deri në përfundimin e rikonstruksionit të godinave ku ata jetojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by QENDRESA QYTETARE (@qendresaqytetare)

SHKARKO APP