Dy gra në pranga, njëra mbolli drogë në oborrin e shtëpisë, tjetra vodhi në bashkëpunim
Arrestimet për kultivim droge e vjedhje duket se nuk janë më “eksluzivitet” i gjinisë mashkullore. Dy gra, njëra nga Lazarati dhe tjetra nga Mallakastra janë vënë sot në pranga, për kultivimin e kanabisit para oborrit të shtëpisë dhe për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
M.Hasanaj, 26 vjeçe, banuese në Fratar, Mallakastër u ndalua pasi :Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më datë 18.07.2016 ka urdhëruar ndalimin e shtetases M. Hasanaj, për veprën penale ” Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim “.
Ndërsa D. Nuri, 57 vjeçe, banuese në Lazarat, Gjirokastër u arrestua pasi: Në oborrin e banesës së saj u gjetën të mbjella 40 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
KOHA JONË SONDAZH

