Dy javë më parë i vdiq i ati, ndërron jetë nga Koronavirusi efektivi i Policisë
Aktualitet E Premte, 18 Shtator 2020 10:33
Një ngjarje e trishtë është shënuar mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për humbjen e një tjetër jete nga Koronavirusi. Mësohet se ka ndërruar jetë nga sëmundja vdekjeprurëse një efektiv i Policisë së Tiranës.
Ilir Nerguti ka humbur jetën sot, ndërsa dy javë më parë kishte humbur edhe babain po nga ky virus i rëndë. Ai ishte baba i dy fëmijëve. Lajmin e trishtë e kanë ndarë në rrjetet sociale, miq e kolegë të tij.