Dy kërkesat e LSI që kushtëzojnë votën për rritjen e çmimit të ujit

Lëvizja  Socialiste për Integrim ka kushtëzuar votën për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë përmes dy kërkesave, rimburismit të familjeve në nevojë dhe tarifë të diferencuar për bizneset. Kërkesat u paraqitën në dëgjësën e zhvilluar me Krytarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ky i fundit theksoi se për të siguruar furnzim me ujë pandërprerje nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që mund të shlyhet përmes rritjes së tarifës.

Më kërkesë të Këshilltarve të Lëvizjes Socilasite për Integrim, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë mbi propozimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë fjalës në këshillin bashkiak ai theksoi se për të furnizuar kryeqytetin 24 orë me ujë, nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që shkon për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, transmetimit, kanalizimeve si dhe për burimet e reja. Ndaj dhe rritja e çmimit konsiderohet si domosdoshmëri, për të përballuar kostot.

Veliaj: Në rastin ideal sipas projektit japonez duhen 220 mln, në rastin më konservator na duhen të paktën 170 mln euro. Ne sot kredinë për ta marrë te BERZH e kemi gati, ka vetëm një problem. Ne nuk kemi fuqi ta paguajmë. Ne duam të investojmë 10 mln në burime të reja. Kemi identifikuar burimin e ujit të bardhë në Burrel, pjesa tjetër më e rëndësishme 50 mln euro janë në trasnmetim, aty ku ne i kemi humbje. Tjetra është rrjeti i shpërndarjes, po jetojmë në një kohë të një ngrohje globale, ku Shqipëria nuk ha bukë veç, në nuk na mban zoti me hatër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarët e LSI kushtëzuan votën e tyre përmes dy kërkesave:

Swiss Digital Mobile Reklama

Brahimllari: Pika e parë ka të bëjë me diferencimin e çmimeve për bizneset e ndryshme dhe kam parasysh këtu bizneset që kanë të bëjnë me produketet e shportës, psh furrat e bukës, sepse nëse rritet cmimi i ujit në këtë biznes do të rëndojë në rritjen e këtij produkti. Kemi kërkuar në skemën e rimbursimit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Pasditen e së mërkurës, Këshilli Bashkiak do të diskutojë projektvendimin për rritjen e çmimit të ujit. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate, pasi më herët edhe këshilltarët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar rritjen e tarifës duke e cilësuar akt abuziv.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha ftoi të gjithë këshilltarët, pavarësisht përkaësisht politike, të votojnë kundër. Në rast se projekti miratohet do të jetë Enti Rregullator i Ujit që do të japë verdiktin përfundimtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?