Dy kryeministra japin dorëheqjen, “skifteri” i Putinit shtron pyetjen: Kush do të jetë i treti?

I nxehti veror po djeg më së shumti Europën, pasi kontinenti po përjeton trazirat më të mëdha politike, me dy kryeministra që kanë dhënë dorëheqjen, dhe sigurisht që për Rusinë këto janë lajme të gëzueshme. Përmes një postimi sarkastik, ish-presidenti rus Dmitri Medvedev ka ndezur rrjetin.

“Skifteri” i Vladimir Putinit dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse postoi një imazh të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson, i ndjekur nga një i Draghit dhe një kuti e tretë bosh me një pikëpyetje. Një referencë e qartë për pyetjen, kush do të jetë i radhës që do të bjerë.

Sot kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka ofruar gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti, pas firmosjes së marrëveshjes me Kishën Ortodokse të Serbisë. Ai u shpreh se është i gatshëm të marrë këtë vendim sapo të zhbllokohet situata në sistemin gjyqësor.

SHKARKO APP