Dy kushërinjtë u groposën pranë parcelave me kanabis, Policia në kërkim të Danjel Pepajt

Një nga ngjarjet më të bujshme është zhdukja e tre të rinjëve në Malësinë e Madhe. Kushërinjtë u denoncuan të zhdukur para pesë ditëve dhe pas kërkime intesive, janë gjenden fatkeqësisht trupat e pajetë e dy prej tyre. Policia ka gjetur trupat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Renc, ndërkohë që gjurmët e fundit të tyre kanë qenë në fshatin Vrith. Ata ishin vrarë dhe groposur pranë parcelave me kanabis.

Që nga 3 tetori ata rezultonin të humbur bashkë me Danjel Pepajn që mendohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur. Ky i fundit është në kërkim nga Policia. Trupat e pa jetë janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj. Trupat janë gjetur në një distancë të largët nga njëri-tjetrit. Vendi ku janë gjetur trupat e pajetë është dy orë larg qendrës së fshatit Vrith.

Ata kanë pasur parcela më kanabis por pavarësisht lidhjes së tyre familjare, janë përfshirë në një debat. Vilsoni dhe Klementi pretendonin se Danieli u kishte vjedhur sasi kanabisi nga parcelat e tyre. Sipas banorëve, në zonë ka patur të shtëna me armë, ndërkohë po ashtu theksojnë se në zonë ka parcela me kanabis por aty nuk ka hyrë ende policia. Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe janë larguar pa gjurmë në datën 3 tetor.

Familja e Klement Pepajt ka akuzuar familjen e Danjel Pepajt, se djali i tyre është autor i vrasjes, duke ndezur mosmarrëveshjen mes dy familjeve por edhe me fisin e Çutajt.  Vilsoni kushëri me Klemendin, u panë për herë të fundit pasditen e 2 tetorit nga i vëllai Olsi Çutajt i cili këtë fakt e dëshmoi në polici dhe në publik.

Kjo familje ka një të kaluar që lidhet më punët e drogës. Vilsoni në dyshime që është vrarë bashkë me Klemend Pepajn nga kushëriri Daniel Pepaj, në 2018 ishte dënuar për drogë më afro 4 vjet dhe liruar nga burgu i Reçit pak muaj më parë. I arrestuar në maj të 2017 sepse në katin e dytë të shtëpisë iu gjetën 64 kg kanabis futur në pesë thasë. I dënuar për drogë rezulton edhe prindi i tij Pal Çutaj.

Gjetja e trupave të pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj nuk i ka ndalur kërkimet e Policisë së Shtetit, Mësohet se uniformat blu vijojnë kërkimet në fshatin Vrith për të gjetur një gjurmë të Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ekzekutimin e të rinjve. Mendohet se ai ai është larguar drejt Malit të Zi por nuk përjashtohet as pista se mund të jetë fshehur në zonë.

SHKARKO APP