Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen kundër Covid-19

Shqipëria ka 104 të infektuar, 4 viktima dhe 5 të shëruar, kurse në total në botë nga ky virus kanë humbur jetën 15 mijë persona dhe mbi 350 mijë janë të infektuar.
Nga ana tjetër, bota kërkon vaksinën për të luftuar këtë virus vdekjeprurës dhe një nga mjetet e domosdoshme për pacientët në stad të rëndë është ventilimi, që siguron frymën e nevojshme artificiale. Në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama thotë se do të preket 60-70% e popullsisë, një lajm i mirë vjen nga dy laborantë.
Stomatologu Gjergji Dilo, përmes një postimi në facebook, thekson se dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Sipas tij, kjo do të mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve që janë rëndë dhe kanë nevojë për ventilim.
Postimi i plotë
Pershendetje te gjithe miqve qe njoh apo nuk njoh nga afer!!! Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kane marre persiper me shpenzinet e tyre, te prodhojne ne laborator pjese te aparateve te ventilimit. Keto pjese do mundesojne qe me nje aparat te vetem te lidhet dhe te mbahet ne jete jo 1 por deri ne 4 paciente.
Kjo gje do na mundesonte shpresat per te mbajtur ne jete 4 fishin e pacienteve qe jane ne stad te rende dhe kane nevoje per ventilim. Ky status imi nuk eshte qe ju te jipni like apo ti thoni bravo ketyre cunave. Ky status imi eshte apel per ndihme te tere profesionisteve dentare: kush disponon rezine per printer ky eshte momenti kur duhet me shume se kurre!!!
Nuk eshte momenti te prodhojme dhembe apo proteza te bukura eshte momenti te shpetojme jete!!! Jemi perballe nje armiku te padukshem dhe ne cdo gje qe bejme eshte nje shprese qe jete njerezish mos humbin!!! Sebashku mund tja dalim, secili prej nesh mund te japi kontributin e vet sado te vogel. Kujtoni se dhe oqeani eshte i perbere nga pika te vogla!!! Jemi me ty Prof. Arben Gjata, sebashku mund tja dalim.