Dy makina përplasen me njëra-tjetrën në rrugën Levan-Vlorë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugën Levan-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht se nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

SHKARKO APP