Dy ministra belg i paraqesin dorëheqjen kryeministrit

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, dy ministra të kabinetit qeveritar i kanë paraqitur dorëheqjen kryeministrit të vendit.

Por ky i fundit ka refuzuar. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, Jean Ambon dhe ministrin e Drejtësisë, Koen Gens.

Reuters shkruan se autoritetet shtetërore belge janë në një situatë të tensionuar, aq më tepër pas deklaratave të djeshme të Erdogan, i cili tha se Belgjika ka lënë të lirë Ibrahim el Bakraoui.

Ky i fundit ishte arrestuar një vit më parë në Turqi dhe më pas u ekstradua drejt Brukselit. Sipas Erdogan Turqia e kishte paralajmëruar Belgjikën për Ibrahim el Bakraoui, që ishte militant i ISIS.

Sulmet terroriste në aeroportin dhe metronë e Brukselit i morën jetën 34 personave, ndërsa u plagosën qindra të tjerë. Përgjegjësinë për këto akte e mori ISIS.

SHKARKO APP