Dy ngjarje të rënda trondisin vendin brenda 10 minutash, Policia e Tiranës jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi dy ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura brenda 10 minutash pasditen e sotme. Sipas policisë 31-vjeçari Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe ka humbur jetën në spital.

10 minuta më pas në orën 15:50 është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, por nuk bën të dituar detaje për shkak të hetimit.

Autori i vrasjes me thikë është Gazmend Buçpapa, ndërsa autori i plagosjes me armë është Besjan Ferazini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacione paraprake

Swiss Digital Mobile Reklama

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?