Dy shoferë tentojnë të korruptojnë me nga 50 euro policin! Vihen në hetim
Dy persona janë vënë në hetim pasi tentuan t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjeç pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë prej 50 euro të vendosur brenda dokumenteve të mjetit.
Menjëherë ndaj tyre ka nisur hetimi ndërsa policia tha se ky rast e ka çuar në 76 numrin e drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.