“Dy standartet e qeverisë”, flet ish-kreu i Emergjencave Civile: Ja shkeljet e qeverisë me tenderat e situatës pandemike
Ish-shefi i Emergjencave Civile sot këshilltar e Presidentit të Republikës për Emergjencat Civile Shemsi Prençi ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje më masat që po merr qeveria në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie. Ai thotë se kryeministri Rama po vepron me dy standarte në lidhje me masat e marra ku popullin e kërcënon me burg ndërsa hajdutët i justifikon
Prenc i thotë ndër të tjera se me fondet e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” po abuzohet duke kryer prokurime të drejtëpërdrejta vetëm me një operatorë,. Përsëri kryeministri, vetëm e vetëm për të mos pranuar denoncimet e opozitës nxiton dhe zvarritet e zhgarravitet me tallje.
Postimi i plotë
“Dy standartet e Kryeministrit:
– Popullin e kërcënon me burg !
– Hajdutët i justifikon !
Sa shëmtuar na shfaq sot në ekranet televizive Kryeministri..!
Shumë i bindur se me fondet e “gjendjes së fatkeqësis natyrore” po abuzohet duke kryer prokurime të drejtëpërdrejta vetëm me një operatorë, përsëri kryeministri, vetëm e vetëm për të mos pranuar denoncimet e opozitës nxiton dhe zvarritet e zhgarravitet me tallje në mbrojtje të hajdutëve sikur donë me na bindur se kompanitë hajdute i ka përzgjedhur vetë…!
Zelli dhe shpërfytyrimi që shpalosi në ekranet televizive, na kryjoj bindjen se përzgjedhja është organizim i qenderzuar qeveritar dhe jo sajesë e thjeshtë…! Në fakt edhe çmimet që pranoj vetë kryeministri na del se janë 2-3 më të larta se tregu i lirë në të gjithë operatorët shqiptarë..!
Por populli ndoshta nuk e dinë ose dhe nuk e kupton se sa është vjedhja dhe korrupsioni me fondet shtetërore në kohë Pandemie, por mënyren e sjelljes së kryeministrit e dallon dhe kupton shumë mirë..!
Një kryeminister që për rreth dy muaj futi në “arrest shtëpie” gjithë popullin Shqiptarë dhe strukturat shtetërore, duke kërcënuar për buk e ilaçe e deri 15 vite burg për shkelje të rregullave të karantinës , ndërkohë zvarritet, duke justifikuar hajdutët qeveritar që realizojmë vjedhje marramendëse të parave të taksapaguesve shqiptar, normal që është i rrezikshëm dhe shumë i neveritshëm..!
Kjo metodë sjellje me dy standarte e kryeministrit Rama, nuk është e re, por kur demostrohet egër në periudhë Pandemie kur populli po vuan për bukën e gojës, duhet trajtuar si kriminale. Dikush me të drejtë, mundet të pyes se: kush mundet ta trajtojë si kriminale pasi Prokurorinë dhe SPAK i ka futur “arrest shtëpie” ashtu si ka vepruar me popullin…?!
Normal që ky është shqetsim prej më shumë se tre vitesh dhe me sa duket do e vuajmë shumë kohë , por askush nuk mundet ti ndalojë prokurorët dhe prokuroret që ju ka ngelur sadopak ndershmëri dhe gjak shqiptari. Ndoshta në kohë Pandemie do spikasin edhe njerëz të drejtësisë që e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët të çliruar nga mafiozët dhe diktatorët..!
Në të kundërt Shqiptarëve do tu mbetet, që të luten për gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazani, që Zoti të ndëshkojë atje ku ju dhemb më shumë, të gjithë qeveritarët që vjedhin kafshatën e bukës së familjeve shqiptare në varfëri ekstreme dhe maskat e veshjet mbrojtse të mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë për mbrojtjen e jetëve njerzore nga Covid-19”.