Dy të arrestuar në Durrës, po lëviznin me pistoletë e thikë në makinë

Dy persona u ndaluan në Durrës pasi po lëviznin me armë në makinë.

Të arestuar janë drejtuesi i mjetit M.GJ dhe pasagjeri, Y.A, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit ‘Friends’.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin.

 

SHKARKO APP