Dy të arrestuar për drogën e fshehur mes kanateve të dritareve duralumini
Dy vlonjatë janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me trafikun e drogës përmes kamionit nga Vlora drejt Italisë.
Droga ishte fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK.
Policia e Vlorës saktëson sot se sasia e sekuestruar arrin në 79 kg
“Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit : Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.
I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

