Dy të çmendur me shpejtësi 202 km/orë në aksin Peqin-Elbasan!
Policia e Shtetit bën me dije se shofer të dehur, të çmendur dhe aventurier po ecin me shpejtësi të tmerrshme në rrugët e vendit. Rasti i fundi kur dy të çmendur krejtësisht ecin me 202 km/orë, pothuaj aqsa i duhet një avioni për tu ngritur nga pista e aeoroportit, janë ndaluar nga policia e shtetit.
Në fakt duhet që Policia e Shtetit në raste të tilla t’ju heq patentën për gjithë jetën, këtyre aventurierve të cilët marrin në qafë veten dhe jetën e të tjerëve.
Ja se çfarë shkruan Policia e Shtetit:
Shpejtësia vret jetën!
198 km/orë deri në 202 km/orë në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.