Dy të mbytur, në Himarë e Shkodër

Pasditen e sotme, policia është lajmëruar nga banorët për praninë e një kufome në det. Trupi pasi është nxjerr nga uji është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës. Viktima është e moshës rreth 50-60 vjeç por nuk është identifikuar. Gjithashtu pritet që policia të zbardhë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, po sot pasdite është mbytur një  burrë, 50-vjeç, në lumin Bunë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ende nuk ka zbuluar identitetin e tij si dhe shkaqet e mbytjes.

SHKARKO APP