Dy të plagosur, zbardhet dëshmia e policit: Me kapuç në mot të nxehtë, si u përballa me “killerin” nga Lushnja

Ka qenë kapuçi i vënë në kokë në një mot të nxehtë ai që ka tradhtuar Orgest Bilbilin teksa shëtiste i qetë rrugëve të Tiranës.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al dëshminë e policit, i cili qëlloi për vetëmbrojtje ndaj Orgest Bilbilit teksa ky i drejtoi dy herë pistoletën ndërkohë që efektivi i “Shqiponjave” i kërkoi mjetin e identifikimit.

Në dëshminë dhënë kolegëve të tij pas ngjarjes së rëndë me dy të plagosur në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” është shprehur se ka parë në rrugë një të ri të veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, ndërkohë që moti ishte i nxehtë. Në këtë moment, polici ka dyshuar duke e ndaluar për t’i kërkuar fillimisht lejen e qarkullimit dhe një mjet identifikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Orgest Bilbili nuk ka zbatuar kërkesën e policit duke u larguar me vrap. Në këtë moment, siç ka deklaruar polici, ky i fundit i është vënë pas me vrap duke i kërkuar sërish që të ndalojë, por Orges Bilbili i ka drejtuar dy herë armën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment, polici ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?