FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy të rinj nga Laçi kapen pas disa ditësh arrati, tentuan të vidhnin argjendarinë në Pogradec

Dy të rinj nga Laçi janë arrestuar nga policia pas disa ditësh arrati, pasi tentuan të vidhnin një argjendari në Pogradec. Pas identifikimit, K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, u vunë në pranga, ndërsa një tjetër person është nën hetim në gjendje të lirë.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Argjendaria” zbardhi tentativën e vjedhjes, ku dyshimet janë se dy të rinjtë, së bashku me persona të tjerë, tentuan më 20 mars 2026 të hapnin me forcë qepenin dhe të thyenin xhamin e dyqanit, por nuk arritën të marrin asgjë. Materialet u referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?