Dy të rinjtë bëjnë për spital 40-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Mësohet se një person ka përfunduar në spital, pasi e kanë rrahur keq.

Po ashtu mësohet se 40- vjeçari që është shtruar në spital ishte konfliktuar me dy të rinj të tjerë. Njëri prej të rinjëve është arrestur në flagrancë, ndërsa tjetri është në kërkim.

Inicialet e personit që është arrestuar janë A. R., 31 vjeç dhe e ditur bëhet se po punohet për kapjen e shtetasit Z. M., 29 vjeç.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanw rrahur keq me grushte 40- vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP