Dy turistë të humbur gjatë natës në Llogara, policia nis kërkimet

Dy turistë belgë që po shëtisnin kanë humbur, të paktën që prej 12 orësh.

Tursitët që mesohet se janë mbi moshën 55 vjeç kanë humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut. Siç raportohet ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë dhë shënjë duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e tyre.

Policia është në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme. Në ndihmë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias. Zona e Llogarasë dhe e Dhërmiut janë të mbushura me pamje dhe vende atraktive për tu vizituar , gjë e cila mund të ketë bërë që turistët të shkonin në një destinacion por të mos e gjenin më rrugën e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet ende për tursitët belg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?