Dy vjet burg avokatit, i vendosi “gjobë” anëtarit të Gjykatës së Lartë
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me dy vjet heqje lirie avokatin Arjan Kalaja, i cili u shpall fajtor për gjobëvënie të paligjshme ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Procesi ndaj avokatit Kalaja kishte nisur disa muaj më parë.
Historia e pazakontë ku u gjendën të përfshirë dy juristët nisi kur avokati Kalaja, me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar gjyqtari Thanza të paguaje në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh.
Në të kundërtën, Kalaja e kishte kërcënuar gjyqtarin se do t’i drejtohej mediave për të denoncur disa afera korruptive.
Ky mesazh kërcënues është nisur në telefonin e gjyqtarit Admir Thanza në verën e 2013 vetëm pak muaj pasi ai ishte emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Thanza pas këtij mesazhi nuk ka hezituar që të bëjë kallëzimin ndaj Arjan Kalasë, i cili u gjet fajtor sot për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë./ABC
KOHA JONË SONDAZH

