Dy vjetori i Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Meta nderon kujtimin e personit që e motivoi: Nuk ishte mjek
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar dhe nderuar njeriun që e nxiti dhe motivoi që 2 vite më parë të fillonte nismën për krijimin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut.
Meta thotë se Musa Zenelajn kur e kishte dëgjuar për herë të parë të fliste për problemet e fëmijëve me talasemi mendonte se ishte mjek.
Por Presidenti më pas zbuloi se ai nuk kishte lidhje me mjekësinë por ishte bërë më mjek se mjekët nga halli që kishte një mbesë talasemike.
Meta shprehet i lumtur që takoi mbesën e tij, Ermela Zenelaj e cila është aktiviste.
STATUSI NGA ILIR META
Sot në 2-vjetorin e krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut përulem me nderim para kujtimit të paharruar të z.Musa Zenelaj, i cili më nxiti dhe motivoi për këtë nismë tepër të rëndësishme.
Kur e dëgjova për herë të parë të fliste për problemet e fëmijëve me talasemi mendova se ishte një mjek i dalë në pension që ndihmonte si vullnetar. Por më pas mësova se z.Zenelaj nuk kishte patur asnjë lidhje me mjekësinë, por mbesa e tij kishte lindur me talasemi dhe ai nga halli ishte bërë më mjek se mjekët.
I lumtur të takoja dhe mbesën e tij, Ermela Zenelaj, e cila është një aktiviste e shkëlqyer dhe shembull lidershipi në këtë Aleancë për të ndihmuar fëmijët e tjerë. ??
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3174417095937875