Dyfishohen emigrantët, raporti i Frontex përmenden nisjet nga Vlora dhe gomonet për në Angli

Rruga ballkanike po ringjall sërish shqetësimin e BE-së, kjo për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve që po kalojnë prej saj.

Një raport i FRONTEX që u referohet të dhënave të emigrimit për nëntë muajt e vitit 2022, tregon se vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona, dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shqetësim, raporti evidenton tendencat e emigrimit të paligjshëm janë shfaqur edhe përmes hapësirës detare nga Vlora në brigjet italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin gusht ndërkohë, mediat britanike shkruanin se 40% e emigrantëve që hynin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, ishin nga Shqipëria. Vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare, La Manshin e kaluan 757 shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?