Dylgjeri: Giun e kisha shok fakulteti, por e kishte mbuluar luksi

 

“… Koha shpejton. Por Haxhiun e kishte mbuluar luksi. Dje, e mbuloi dhe turpi. U trondita. Zoti e shpëtoftë…”.

Ky është komenti i bërë nga Ylli Dylgjeri, lidhur me arrestimin e prokurorit  Haxhi Giu, akt ky që ka shkaktuar shumë reagime.

Duke shtuar më tej se e ka patur atë shok fakulteti, 25 vjet më parë.

“Dje Prokuroria ndaloi prokurorin në rrugë. Dje Policia e shoqëroi prokurorin Haxhi Giu… E pashë në TV teksa një makinë e policisë i zinte rrugën një Mercedezi. Pasi i hapë derën e mjetit, një polic i komunikoi urdhër ndalimin shoferit prokuror që shkruante mbi një telefon. Nuk e njoha… Sinqerisht nuk arrita ta shquaj shokun tim të Fakultetit të Drejtësisë. Kanë kaluar mbi 25 vite. Lexuesi i lajmit në TV sqaronte se personi quhej Haxhi Giu…”, sqaron Dylgjeri. 

SHKARKO APP