Dylgjeri për reformën sorosiane në drejtësi: Çdo ditë e njëjta fjalë, na lodhi, na sëmuri, na çmendi

Gazetari Ylli Dylgjeri lidhur me reformën në drejtësi shprehet: “Çdo ditë e njëjta fjalë, na lodhi, na sëmuri, na çmendi”

Sipas tij, ky togfjalësh po kthehet në një farsë, e cila e ka lënë vendin pa institucione.

Në fund të reagimit të tij, Dylgjeri citon edhe Georg Orwell: “një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhëtarë, nuk është viktime, por bashkëpuntor i tyre!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Reformë në politikë, e vetëm në politikë!

Reforma në Drejtësi! Ky togfjalësh sot është bërë i gënjeshtër, i lodhshëm, i bezdisshem, e i tmershem per tu kuptuar..Ne fund, i pamundur per tu zbatuar… Grekët thonë që gjysëm e verteta është me e keq se genjeshtra…

Çdo dite e njejta fjalë, na lodhi, na semuri, na çmendi..! Ky togfjalesh po kthehet ne nje farse, ne nje absurd. Dhe pasi e kemi lakuar mijera herë fjalën Reformë, kemi mbetur sot pa institucione.

Po kush janë aktorët e Reformës?

Iniciatorët e saj që sot janë mes nesh, janë njerëzit më të urryer e më pak të besueshëm për publikun e gjerë. Më pak të degjuar e të votuar. Më pak transparent, e në fund janë më pak njerëz.

Ti kujtojmë pak

Nga Kryeministri Rama te manjati Xhorxh Soros, nga ambasadori Lu, te ambasadori Soreca, nga  Ulsi Manja apo Komisioni i Reformës Ligjore, te Taulant Balla e KL-te e gjithshfare llojit, e te tjere faturues qe fshihen sot kulisave apo bejne hidh e prit neper ekrane per pataten e nxehte qe ju ka mbetur ne duar. E dëgjuat se çtha sot në një falenderimTaulanti?

Ja vuri vapen bojkotit te publikut. Po me ke flet Taulanti?Me Ju? Me mua? Po Taulanti ne kabinetin e Nanos rrinte me etiketa fallco në xhep, per të ndruar hajdutçe vendin Kryeministrit ne Protokollet Ndërkombëtare, sa i shastiste Ato.

Me tej, thonë: se është bërë shumë, e deri më tash është pastruar trupa gjyqsore e ajo e prokurorëve. Broçkulla!

Operacionet delikate duan bisturi. Reforma në Drejtësi po bëhet me sëpatë. Po lanit të mirë e të këqinj…

Si mund të pastrohet me duar të pista kur Politika është në majë të shkallës së pastrimit me fshesë në dorë?  Si mund të pastrojë më kjo Politikë? Si mund të pastrohet kur ngjarjet zhvillohen në kënetë e jo në rrjedhë? Çpo thonë raportet ndërkombëtare për të? Po për dosjet? Po shtypi?Njëri pas tjetri dalin titujt ne aperturë: “Shqipëria vendi më i korruptuar… ” e gazetat mbushin faqet e para. Atëhere sërisht me këtë klase politike do të vazhdojmë të pastrojmë hauret? Akoma se kuptuam se kjo klase politike te çon kurdohere te qershite e përmjera të Nastradinit, që pasi i seleksionojë, i hengri  ne fund të gjitha..!Doni prap shembuj? Sërisht “qershia” Ulsi u vu në krye të grupit për të shkarkuar Presidentin! Kjo gjetje është jo vetëm qesharake, por edhe kriminale. Për njerin qeveria thotë se ka shkelje, e për tjetrin drejtësia  thotë se ka dosje të pa hapur ende.  Në fund, pasi te bëjnë Show-n e rradhës në TV, do e quajnë edhe këtë Reformë me U të madhe.

Por datat 30 i tha: Ndal politikes.Votime treguan se ky popull u ndal e Bojkotoi. I tha ndal të keqes që e votoi 6 vite më parë me 1 milion shuplaka. I tha ndal, se ashtu siç thotë Georg Orwell “një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhëtarë, nuk është viktime, por bashkëpuntor i tyre!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?