Dyndje në portin e Vlorës, në 13 ditë kanë mbëritur 16 mijë persona

Fluks të shtuar udhëtarësh ka edhe në portin e Vlorës. 1600 persona kanë mbërritur sot me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa 6300 është numri i tyre vetëm këto tri ditë të fundit. Ky sezon ka njohur rreth 20 përqind më shumë pasagjerë, referuar sezonit të kaluar.

Ka prej tyre që vijnë për të kaluar pushimet në vendlindjen e tyre por ka dhe nga ata emigrantë që vijnë thjesht për një dasmë. Prej fillim gushtit në total të ardhurit nëpërmjet kësaj linje kanë regjistruar shifrën 15.800 persona.

Sa i takon trafikut, Vlora sërish është e mbingarkuar nga lëvizja e automjeteve. Çdo mëngjes në dalje të qytetit krijohet kjo radhë e gjatë dhe e lodhshme për pushuesit. Dita e hënë ishte edhe më e ngarkuara në trafik, kjo për shkak se në përfundim të festës së Kurban Bajramit shumë pushues ju drejtuan jugut të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaku i trafikut është edhe mosrespektimi i sinjalistikës dhe parakalimet e gabuara por edhe parkimet që krijohen pranë plazheve përgjatë rrugës nga Vlora drejt Orikumit. Ky fluks në ikje mbasditeve krijohet në krah te kundërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?