Dyndje turistësh në Durrës, ankorohen 6 tragete

Ditët e fundjavës kanë sjellë fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit. Përgjatë ditës së sotme në port janë ankoruar 6 tragete, duke sjellë afro 5 mijë shtetas shqiptarë e turistë te huaj, si dhe 2700 automjete. Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e policisë së kufirit e doganës po punohet me kapacitet të plotë, ndërkohë në funksion teështetasve janë vënë 24 sportele, pika në të cilat kryhet kontrolli i dokumentacionit. Pavarësisht numrit të lartë ëe pushuesve, nuk janë shënuar radhë të gjata apo probleme në pikën kufitare të portit të Durrësit. Ndërkohë nga ana e tyre kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve gjatë fundjavave për shkak të prenotimeve te shumta.

SHKARKO APP