Dhunë mbi të ndaluarit në protestën e Unazës. Deputetët e PD dhe LSI në komisariat
Familjarët e personave të arrestuar për protestën para Kuvendit kanë deklaruar se në ambientet e policisë është ushtruar dhunë ndaj të afërmeve të tyre. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë mbërritur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Deputetët Endrit Braimllari, Klevis Balliu dhe Floida Kërpaçi janë paraqitur në komisariat rreth orës 23:30.
Nga informacionet që kanë dhënë të afërmit e të arrestuarve efektive të policisë kanë ushtruar dhunë në shenjë hakmarrje për plagosjen e polices Ina Nuka.
Ditën e sotme policia njoftoi se arrestoi dhe autorin e dyshuar të plagosjes së oficeres së policisë. “Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”’, njoftoi Policia e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

