Dyshime për “përdhunimin” në Mirditë

Policia dyshon se Severjan Tusha nuk u qëllua me thikë pas një tentative për përdhunim. Një nga pistat e hetimit është se 20-vjeçarja M.Gjonaj i ngriti një kurth Severjanit për ta vrarë.  Grupi hetimor ka dyshime se ata kanë qenë të lidhur dhe se vajza e ka menduar atë që do bënte.

Vajsa kishte udhëtuar nga fshati Prosek, ku jetonte me prindërit e saj deri në Kodër- Rrëshen për t’u takuar me 24-vjeçarin Severjan Tusha.

Të dy janë takuar në pyll, 1 km larg shtëpisë së Severjanit.

Aty dyshohet se vajza ka pranuar që të kryejë marrëdhënie intime me djalin, por me kusht.

Ajo i ka kërkuar atij që të lidhet me një litar nga duart. Kur Severjani i ka pasur duart e lidhura pas një peme, e reja ka qëlluar në drejtim të 24- vjeçarit disa herë me thikë.Ndërsa ishte me plagë në trup, Tusha i është kundërpërgjigjur asaj, duke e qëlluar me shkelma në fytyrë e kokë.

Në përleshje e sipër, djali është qëlluar 5 herë me thikë në trup, ndërsa e reja ka marrë plagë në kokë, raporton Panarama.

SHKARKO APP