Dyshime për tritol, rrethohet zona pranë Gjykatës së Vlorës

Një ngjarje e rëndë raportohet të jetë në zhvillim në Vlorë, pasi ka dyshime që mund të jetë vendosur lëndë plasëse pranë godinës së Gjykatës.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka vendosur perimetër sigurie, ndërsa pritet që në vendngjarje të vijnë dhe forcat xheniere.

Dyshohet për lëndë palsëse me telekomandë e vendosur në afërsi të të Gjykatës së Vlorës

Swiss Digital Desktop Reklama
“Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve”, njofton policia.

Lajmi në përditësim…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?