Dyshimet: Dy motrat e zhdukura mund të shfrytëzohen në klube nate

 

Pas një sërë hetimesh, Policia e Durrësit ka dalë në konkluzionin se letra e gjetur në banesën e familjes Kajtazi, është shkruar nga 18 vjeçarja Orialda Kajtazi e cila prej më shumë se një muaji rezulton e zhdukur së bashku me motrën e saj 14 vjeçare.

Blutë kanë dalë në këtë përfundim, pasi krahasuan një ese të shkruar nga 18 vjeçarja gjatë kohës që vijonte gjimnazin “Leonik Tomeo” dhe shkrimet kanë qenë identike

Në lidhje me largimin, blutë dyshojnë se vajzat mund të kenë hatërmbetje me prindërit, çka sqaron dhe letrën e formuluar në formë hakmarrje ku shkruhej “Hakun e morëm, shtëpinë ta dogjëm, vajzat nuk ke për ti parë më me sy”.

Dy motrat Kajtazi, një prej të cilave minorene, dyshohet se po shfrytëzohen në lokalet e natës në qytetin e Durrësit. Sipas hetimeve të policisë mendohet se shoqërohen nga një 50 vjeçare e cila siguron femra të kërcëjnë nëpër klube nate në qytetin bregdetar.

Për herë të fundit janë parë në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, por pas bërjes bujë të lajmit në media, nuk u panë më në qarkullim.

Zbardhja e tabulateve është një tjetër provë që përforcon idenë, pasi kanë komunikur për disa minuta me një femër. Dy motrat u larguan mbremjën e 15 korrikut, Ata u shpallën në kërkim duke u akuzuar se kishin helmuar prindërit, i kishin vënë flakën shtëpisë, dhe grabitur kursimet e familjes.

SHKARKO APP