Dyshimet e Balliut: Ku janë donacionet e brendshme për tërmetin?

I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë”, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh skeptik sa i përket menaxhimit të fondeve për rindërtimin. Ai tregoi se qeveria është akuzuar për abuzim me tenderat dhe paratë publike. Sipas tij, Ministri për rindërtimin është një nga hajdutët e qeverisë.

Klevis Balliu: Unë jam skeptik për një arsye shumë të thjesht; ne e dimë që qeveria ka mbledhur shumë fonde, nga Elvis Naçi, Fundjavë Ndryshe, ato para që u morën nga administrata dhe kanë qenë dhjetëra miliona euroa dhe ato janë në drejtim të paditur. Kush do na e shpjegojë pak se çfarë është bërë me këto para? Duke parë dhe rezymenë e kësaj qeverie, me tenderat korruptivë, me PPP-të, dhe shumë të tjera. Është në natyrën e kësaj qeverie që të vjedhi. Një nga arkitektët e vjedhjes së kësaj qeverie ka qenë Arben Ahmetaj. T`i japësh Ministrinë e Rindërtimit Arben Ahmetaj është si “ti varësh mëlçitë në qafë”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?