Dyshimet për motivet e masakrës në Tiranë, pazaret e drogës

Kjo shpjegon edhe praninë e shtetasit italian me të rinjtë shqiptarë. Megjithatë, policia për momentin nuk ka dhënë asnjë version zyrtar për krimin e rëndë.

Njw tjetër pistw mbi motivet e ngjarjet i lidh motivet e masakrës me sherrin për një këngëtare. Mendohet se të rinjtë kanë ngacmuar këngëtaren që këndonte në pub-in ku ndodhi krimi. Por, aty ka qenë prezent edhe bashkëshorti i këngëtares dhe italiani Azzola, që janë konfliktuar me të rinjtë. Pas kësaj, të rinjtë kan nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në zemër shtetasin italian dhe në kokë Edison Jahon dhe Enea Haxhajn. Ndërsa djali i ish-prokurorit Arbë Demiraj ka vrapuar drejt makinës, për të lajmëruar policinë. Por, ai është ndjekur nga tre të arrestuarit për këtë ngjarje dhe është qëlluar në kokë.

Kush janë viktimat

Katër persona janë vrarë, 3 prej tyre me plumb në kokë  në një nga lokalet e natës së kryeqytetit.

Vrasja ndodhi  në  bar “Ante Grand” tek rruga e Elbasanit, përballë Gjuhëve të Huaja rreth orës 04:00 të 4 nëntorit. Policia arrestoi si autorë të krimit, djalin e deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani, 25 vjeç si dhe dy djemtë që e shoqëronin Kostandinin, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç.

Viktimat janë

1. Arber Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, djali i ish prokurorit Skënder Demiraj

2. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

3. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.

Ky i fundit dyshohet se nuk kishte lidhje me konfliktin. Burime nga policia bëjnë me dije se Azzolo ndërroi jetë në spital Traumës nga një atak kardiak. Ndërkaq 2 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

 

Menjëherë në vendin e  ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:

1.      Edison Jaho, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

2.      Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

3.      Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.

4.      Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.

Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët administruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë  kapja  në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,  të cilët janë shtetasit :  Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.   Ndërkohë për çdo ecuri të këtij hetimi do t’ju informojmë në kohë.

 

SHKARKO APP