Dyshimet, sulmi ndaj RENEA-s u porosit nga burgu për një vrasje të ndodhur në 2007-n

 

Ende nuk është e qartë përse ka ndodhur sulmi ndaj forcave të RENEA-s në Lazarat.

Deri tani ka pasur shumë spekulime, duke nisur që nga fitimi i zgjedhjeve nga e majtë në gjirokastër, deri tek lidhjet me ISIS të të dyshuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panorama sot shkruan për një tjetër pistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, sulmi ndaj RENEA-s ka ndodhur si hakmarrje për vrasjen e Sabri Shurdhit nga ana e forcave të RENEA-s në vitin 2007.

Gazeta shkruan se sulmi mund të jetë organizuar dhe urdhëruar nga vëllai i tij, Florian Shurdhi, që aktualisht ndodhet në burg.

Dhe, për ta argumentuar këtë, gazeta jep edhe disa detaje.

P.sh, për disa orë, grupi i armatosur ka qëlluar në ajër dhe nuk ka goditur asnjë efektiv të forcave policore lokale dhe as mbi FNSH-në, por kanë pritur që aty të shkonte RENEA.

Për më tepër sulmi u krye pranë një memoriali të ngritur në nderim të Shurdhit.

Sabri Shurdhi dyshohej për një vrasje dhe grabitje të armatosur.

Gjatë aksionit për kapjen e tij, Shurdhi qëlloi ndaj forcave RENEA, duke plagosur një prej tyre.

Forcat special iu kundërpërgjigjën dhe e vranë.

Ngjarja në atë kohë shkaktoi trazira të mëdha në Gjirokastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?