Dyshja Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, takohen me Presidenten Osmani
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbërritur në Kosovë.
Ata janë pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Zyrtarët e lartë do të takohen me lidershipin politik dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.