Dyshohet se konsumoi ushqim me fostoksinë, humb jetën 16-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet E Diel, 27 Tetor 2019 00:20
Një 16-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Gjirokastrës. Viktima është identifikuar si shtetasja Daniela Pula. Nga të dhënat e para dyshohet se vajza ka konsumuar fasule me fostoksinë, raporton News 24.
Adoleshentja ka ndërruar jetë në reanimacion.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

