Dyshohet se modifikuan furgonin e Rinasit, 2 të ndaluar

Dy persona janë ndaluar sot nga policia si të lidhur me grabitjen në aeroportin  e Rinasit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 2 të ndaluarit dyshohet se modifikuan furgonin e Rinasit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua në lagjen ‘28 Nëntori’ , i dyshuari tjetër u arrestua në periferi të qytetit.

Dy të arrestuarit mësohet të jenë të  moshës 28 dhe 29 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas burimeve të besueshme dy personat janë të moshës 28 dhe 29 vjeç. dhe akuzohen se kanë lidhje me krimin brenda vendit tonë.  Në fakt dy personat janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit dhe janë marrrë në pyetje. Policia i ka pyetur; Se kush i ka kërkuar të bëjë modifikimit në mënyrë që t’i dërgojnë në emrat e grabitësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet theksuar se policia dhe prokuroria kanë në vëmendje persona të tjerë me të shkuar kriminale. Nëse konfirmohet nga policia se janë grabitur 10 milionë euro do jetë grabitja më e madhe e ndodhur në 29 vite. Pista e dytë e policisë është për një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. News 24 i zotëron gjeneralitet e dy personave të ndaluar. “- tha gazetarja Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?